Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord për përdorimin e cookies.

Altavia Travel

Lufthansa City Center

Telephone: +381 38 / 543543
Fax:
+381 38 / 243517
E-mail:
info@altaviatravel.com

Luan Haradinaj No. 27,
10000 Pristina, Kosovo
Kosovë

Öffnungszeiten:
nonstop

Altavia Travel
AltaVia Travel Club Card

AltaVia Travel Club Card

Pajisuni me AltaVia Travel Club Card* dhe shijoni benificionet:

  • Pagesë me afat 3 mujor pa interes
  • Lirim 5% në pagesat cash
  • Dhurata të shumta
  • Udhëtime speciale

Aplikoni online: club.altaviatravel.com

✳️ Të drejtë të pajisjes me kartelë kanë klientët të cilët kanë blerë së paku një produkt nga AltaVia Tavel në dy vitet e fundit. 

✳️ Vlejnë termet dhe kushtet të publikuara si më poshtë.

Termet dhe kushtet

HYRJE

Kjo Kontrate permban kushtet dhe afatet qe do te aplikohen gjate perdorimit tuaj te Karteles Altavia Travel Club Card (ne vijim si Kartela). Kontrata lidhet ndermjet Jush ne cilesi te Anetarit dhe Altavia Travel ne cilesi te pronarit te kesaj Kartele dhe me rastin e nenshkrimit te kesaj Kontrate Ju autorizoheni per perdorimin e Karteles. Ju dakordoheni qe t’i permbaheni kushteve dhe afateve sipas kesaj Kontrate. Nese nuk dakordoheni me kushtet dhe afatet e kesaj Kontrate, nuk mund te perdorni Kartelen ose te keni qasje ne benefitet e ofruar nga Pronari.
Kushtet dhe Afatet e kesaj Kontrate sqarojne natyren dhe qellimin e marredhenies ndermjet Ju ne cilesi te Anetarit dhe Altavia Travel ne cilesine e Pronarit gjate zbatimit te Programit Altavia Travel Club. Keto Kushte dhe Afate sqarojne Benefitet dhe kufizimet tuaja gjate shfrytezimit te benefiteve nga Programi. Permes ketyre kushteve dhe afateve te kesaj Kontrate gjithashtu shpjegohen edhe kufizimet dhe perjashtimet nga pergjegjesia e Altavia Travel.

JU LUSIM QE PARA NENSHKRIMIT TE KESAJ KONTRATE TA LEXONI TE NJEJTEN ME KUJDES TE VEÇANTE

Perkufizimet

  • Pronar – nenkupton pronarin e programit Altavia Travel, Shoqeri Tregtare e inkorporuar dhe regjistruar sipas legjislacionit kosovar me seli ne Rr. Luan Haradinaj 27, 10000 Prishtine, Republika e Kosoves.
  • Programi – Program i Lojalitetit;
  • Kartela – Kartela Fizike ose Virtuale e Programit te Lojalitetit Altavia Travel;
  • Produkt – Malli ose Sherbimi i Pronarit apo Furnitorit i cili i ofrohet anetareve
  • Te Dhena Personale - çdo informacion ne lidhje me Anetarin respektivisht konsumatorin potencial te identifikuar ose te identifikueshem (subjekt i te dhenave); person i identifikueshem eshte personi i cili mund te identifikohet ne menyre direkte ose indirekte, ne veçanti ne baze te nje numri te identifikimit ose te nje e me shume faktoreve te veçante per identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqeror;
  • Anetar apo ju– Anetar me anetarsim aktiv ne Programit Altavia Travel Club;
  • Furntitore – te gjithe personat fizike ose juridike, respektivisht shoqeri tregtare te tanishem dhe te ardhshem nen marredhenie kontraktuale me Altavia Travel, ku ky i fundit luan rolin e ndermjetesuesit midis Furnitorit dhe Anetarit
  • Paketa vetanake – produkti i formuar nga Pronari ku ai luan rolin e touroperatorit per te cilin vlejne termet dhe kushtet e pergjithshme te publikuara ne faqen altaviatravel.com
  • Ndermjetesuese – relacioni midis Pronarit, Anetarit dhe Furnitorit ku lidhja kontraktuale per produktet jo-vetanake behet midis Furnitorit dhe Anetarit dhe ku Pronari konsiderohet si ndermjetesues. Pershkrimi profesional “Agenci Turistike”
  • Transaksion – Blerje e Mallit ose Sherbimit nga pronari;
  • Force Madhore - rastet jashte kontrollit te Paleve, te cilat kane efekt ne pengimin e permbushjes se detyrimeve sipas kesaj Kontrate, qe perfshijne por duke mos u limituar ne (i) zjarre; (ii) permbytje; (iii) lufta; (iv) embargo; etj.
  • Benefitet– perfitimet ne forme te zbritjes apo ndonje forme tjeter qe Anetari gezon ne momentin kur kryen transaksionin


Neni 1
Kushtet e Pergjithshme

1.1 Deri ne masen e lejuar sipas legjislacionit ne fuqi, kjo Kontrate mund te ndryshohet dhe plotesohet kohe pas kohe dhe per keto ndryshime do te informoheni ne kohen e duhur. Perdorimi i Karteles nga ana juaj edhe pas informimit tuaj per ndryshimin perkates, nenkupton pranimin tuaj te kushteve dhe afateve te ndryshuara dhe plotesuara ne kete Kontrate.

1.2 Ju dakordoheni se me fillimin e perdorimit te Karteles, do te konsiderohet se i keni lexuar dhe kuptuar keto kushte dhe afate te Programit dhe konfirmoni se gjate periudhes se anetareisimit do te jeni i detyruar sipas ketyre kushteve dhe afateve, si dhe çdo ndryshimi ose plotesimi te herepashershem.

1.3 Anetarsimi ne Programin eshte vullnetar dhe ne dispozicion te te gjithe klienteve madhore me aftesi te veprimit qe kane bere se paku nje blerje ne Altavia travel ne dy vjetet e fundit dhe qe jane shtetas/banore te Republikes se Kosoves.

1.4 Anetarsimi ne Programin eshte dhe do te jete i vlefshmem perderisa nuk nderprehet sipas kushteve dhe afateve te kesaj Kontrate. Anetarsimi ne Program eshte pa pagese.

1.5 Kartela sherben per benefitet ne produktet e ofruara nga pronari. Anetarsimi ne Kartele nuk eshte i transferueshem dhe perfitimet nga kjo Kartele mund t’i shfrytezoje vetem anetari i regjistruar sipas ketyre kushteve dhe afateve. Benefitet qe Anetari gezon nga ky program nuk mund te shnderrohen ne para te gatshme.

1.6 Gjate gjithe kohezgjatjes se anetaresimit tuaj, Kartela eshte dhe do te mbetet prone e Pronarit i cili ruan te drejten qe ne çdo kohe duke respektuar afatin e paralajmerimit sipas nenit 5.2 te kesaj Kontrate t’ju çregjistroje nga anetaresimi. Ne rast te çregjistrimit tuaj do ju kerkohet qe te ktheni Kartelen qe e keni ne posedim pa ndonje vonese sipas kerkeses tone.

1.7 Altavia Travel do te beje perpjekje maksimale qe benefitet sa me te kapshme dhe qasshme per ju. Per shmangie te ndonje dyshimi, pergjegjesia e Altavia Travel eshte e percaktuar ne kushtet e pergjithshme te cilat mund te merren nga faqja altaviatravel.com ne gjuhen angleze dhe ate shqipe.

1.8 Gjithashtu, ne rastet ku Altavia Travel eshte vetem ndermjetesues ne shitjen e Produktin te Furnitorit, vlejne termet dhe kushtet e furnitorit perkates. Kur Altavia Travel ben nje transaksion ne cilesine e ndermjetesuesit, nuk mban pergjegjesi ne rast se furnitori nuk i permbush detyrimet perderisa ajo nuk e posedon produktin por luan vetem rolin e ndermjetesuesit. Ne keto raste, mosrealizimi apo realizimi i pjesshem i detyrimeve te furnitorit karshi juve nuk ju jepin te drejte te mos permbushni detyrimet qe burojne kjo marreveshje.

1.9 Altavia Travel nuk mban pergjegjesi ne rast te deshtimit te permbushjes se detyrimeve sipas kushteve dhe afateve te kesaj Kontrate si pasoje e forces madhore.

1.10 Benefitet nga Programi, ju ne ciesi te Anetarit, mund t’i shfrytezoni vetem ju dhe familja juaj e ngushte. Beneficionet qe keni si posedues i Karteles jane te publikuar ne faqen altaviatravel.com dhe ato mund te cdo kohe.

1.11 Ne rast te ndryshimit te ndonje kontakti tuajin, (e-mail, numër telefoni, adresa, ose cfaredo ndryshimi tjeter) nga ato te cilat i paraqisni me rastin e regjistrimit, ne menyre te mbrojtjes tuaj nga keqperdorimet eventuale nga ndonje pale e trete, Ju lusim qe keto ndryshime, respektivisht plotësime, t’i lajmeroni prane Pronarit. Prandaj, nese ndryshimet e juaja te nevojshme nuk freskohen nga ana juaj ne lidhje me keto te dhena, atehere ne rast te ndonje keqperdorimi eventual nga ndonje pale e trete nuk mbajme pergjegjesi per demin ose humbjet e pesuara.

1.13 Ju ne cilesi te Anetarit, e kuptoni se Kartela Altavia Travel Club Card sherben vetem per t’ju vecuar juve si klient i rregulli permes ofrimit te benefiteve si shenje vleresimi dhe mirenjohje per lojalitet. Keto kushte perkufizojne aplikueshmerine e Benefiteve per ju si Aneter. Kartela nuk nenkupton ofrimine sherbimeve te ndonje lemie tjeter si mjet pagese, kartele per akumulim te pikeve apo depozit me vlere.

Neni 2
Regjistrimi

2.1 Ne momentin e regjistrimit, eshte pergjegjesi e juaja qe te paraqisni te dhenat e sakta per qellime te komunikmit.

2.2 Kartela fizike do ju jepet nga Altavia Travel. Nese ju posedoni Kartelen nuk konsideroheni automikisht anetar i Programit. Anetarsimi ne Program mund te behet vetem pasi t’i keni pranuar kushtet dhe afatet e kesaj Kontrate.

2.3 Kartela mund te perdoret edhe ne mungese perderisa klienti ka numrat e saj si dhe te dhenat ne sistemin e Altavia Travel korrespondojne me identitetin e tij apo saj. Regjistrimi i juaj ne Programin Altavia Travel Club eshte nen diskrecion te plote te Altavia Travel, prandaj ky Pronar edhe mund te refuzoje regjistrimin tuaj pa ndonje arsyetim shtese.
2.4 Nese eventualisht jeni ne posedim fizik te Karteles, dhe nuk jeni te regjistruar respektivisht ende nuk i keni pranuar

kushtet dhe afatet e kesaj Kontrate, me rastin e dhenies se pelqimit gojor per perpunimin e te dhenave tuaja personale prane personelit te Pronarit, do te konsiderohet se i keni pranuar kushtet dhe afatet e kesaj Kontrate dhe do te cilesoheni si Anetar i regjistruar i Programit.

2.5 Ju nuk mund te shfrytezoni njekohesisht me shume se nje Kartele. Nese ndodh qe do te gjendeni njekohesisht ne shfrytezim te me shume se nje Kartele, atehere ju lusim qe menjehere te lajmeroheni dhe te kerkoni de-aktivizimin e njeres nga Kartelat sipas deshires suaj.

2.6 Nese ne verejme se Ju jeni ne perdorim te dy ose me shume kartelave sipas paragrafit paraprak (2.5) te kesaj Kontrate dhe Ju nuk e keni lajmeruar posedimin e 2 (kartelave) atehere, do te de-aktivizojme te 2 (dy) kartelat dhe do te humbni anetaresimin. Kjo nuk nenkupton asnjehere qe ju liroheni nga obligimet tuaja ne kuader te Programit apo benefiteve perkatese qe dalin nga ky Program.

Neni 3
Perdorimi i Karteles

3.1 Me rastin e pranimit te Karteles respektivisht me regjistrimin tuaj ne Programin Altavia Travel Club, Ju jepni pelqimin tuaj qe Altavia Travel Shpk te kontrolloje/mbikeqyre te dhenat tuaja personale.

3.2 Te dhenat tuaja personale dhe te dhena te tjera do te perdoren per qellime te identifikimit tuaj, hulumtimin e tregut dhe per qellime te marketingut te produkteve. Ju dakordoheni te gjitha te dhenat qe kane te bejne me Ju do te mbrohen ne baze kerkesave ligjore per mbrojtjen e te dhenave personale dhe rregulloreve tona te brendshme.

3.3 Nese Ju ne cilesi te Anetarit e humbisni Kartelen, atehere eshte detyrim i juaji qe te lajmeroni sa me shpejt qe eshte e mundur ne Altavia Travel per humbjen e Karteles.

3.4 Kartela juaj ju jep drejten ne Beneficionet e publikuara nga Pronarin ne faqen altaviatravel.com.

3.5 Kartela duhet t’i tregohet Pronarit ne momentin e blerjes se Produktit per te bere aplikimin e Beneficioneve. Nese ne momentin e blerjes se Produktit nuk vini ne dijeni Pronarin qe e posedoni Kartelen, atehere ju nuk do te perfitoni asnje Beneficion.

3.6 Disa Beneficione jane te kushtezuara me kritere te ndryshme. Aplikimi i i Beneficionit behet vetëm ne raste ku plotësohen kriteret e caktuara.

3.7 Ju ne çdo kohe mund te interesoheni per beneficionet qe gezoni si anetar. Prandaj, per t’u informuar ne lidhje me kete çeshtje, ju lusim qe te na kontaktoni permes telefonit ne 038/044/049 - 543 543 ose permes faqes zyrtae altaviatravel.com.

Neni 4
Zbrazet

Neni 5
Nderprerja e Anetaresimit

5.1 Ju mund te nderprisni anetarsimin tuaj ne Programin permes nje njoftimi me e-mail ose permes telefonit i cili eshte i pershkruar ne nenin 3.7 te kesaj Kontrate, me ç’rast duhet te identifikohemi permes emrit dhe mbiemrit ose numrit te llogarise qe keni ne Kartelen. Afati per paralajmerimin e nderprerjes se kesaj Kontrate eshte se paku 30 (tridhjete) dite para dates se pretenduar te nderprerjes.

5.2 Perveç rasteve te pershkruara ne paragrafin pasues 5.3 te ketij neni, pronari mund te nderprese kete Kontrate duke ju paralajmeruar se paku 30 (tridhjete) dite paraprakisht. Prandaj, ju lusim qe me rastin e njoftimit per nderperje te kesaj Kontrate te paguani cdo detyrim qe keni ndaj Pronarit.

5.3 Nese Kartela nuk perdoret nga Ju ne cilesi te Anetarit per nje periudhe te panderprere 1 (nje) vjeçare, atehere anetareisimi juaj ne Program do te nderpritet menjehere me kalimin e kesaj periudhe 1 (nje) vjeçare, dhe njekohesisht Ju do te humbni te gjitha beneficionet.

5.2 Keqperdorimi i juaj i Karteles ose i benefiteve te anetarsimit do te rezultoje me nderprerjen e menjehershme te anetaresimit dhe me terheqjen e benefiteve. Per kete nderprerje do te njoftoheni permes e-mailit zyrtar ose telefonit. Gjithashtu, çfaredo keqsjellje, mashtrimi ose keqperdorimi nga ana e juaj ne lidhje me piket ose te ndonje veprimi te kundërligjshëm, do te rezultoje me nderprerje te menjehershme te anetaresimit dhe terheqjes se benfiteve.

5.3 Pas nje nderprerje te anetarsimit dhe terheqjes se benefiteve si rezultat i paragrafit paraprak, Ju nuk do te keni me te drejte qe te aplikoni perseri ne Program.

Neni 6
Te Ndryshme

6.1 Zgjidhja e Mosmarreveshjeve ne lidhje me kushtet dhe afatet e kesaj Kontrate do te Qeveriset sipas Legjslacionit te aplikueshem ne Republiken e Kosoves. Te gjitha mosmarreveshjet do te tentohet te zgidhen miqesisht permes negociateve. Ne rast te deshtimit te negociatave Palet do te kene te drejte qe çeshtjen kontestuese ta paraqesin prane Gjykates Kompetente ne Republiken e Kosoves.

6.3 Ju ne cilesi te Anetarit jeni ne dijeni dhe garantoni se jeni i vetmi pronar i Karteles per perdorimin e saj. Ju ne cilesi te Anetarit pranoni qe jeni i vetmi pergjegjes qe te mbani konfidenciale detajet e programit dhe te llogarise se saj. Ju jeni pergjegjes per ndryshimin e profilit tuaj dhe ndryshimit te adreses, respektivisht kontakteve tuaja.

6.4 Ju lusim qe te keni kujdes nga ndonje telefonate ose e-mail te paautorizuar ne emer te Altavia Travel permes se cilave mund t’ju kerkohet kodi ose detaje te tjera ne lidhje me Kartelen, sepse ne ne cilesi te pronarit e respektojme konfidencialitetin tuaj ne lidhje me kete çeshtje dhe nuk kerkojme nje gje te tille.

Neni 7
Teresia e Kontrates

Kjo Kontrate do te interpretohet duke pasur parasysh afatet dhe kushtet e saj ne teresi. Ne çdo rast, dispozitat qe jane te paqarta duhet te rishikohen ne kontekstin e gjithe Kontrates dhe te qellimeve qe kane çuar te dyja palet te lidhin kete Kontrate duke u bere pjese shtese e kesaj Kontrate.

Neni 8
Pavlefshmeria e Kontrates

Nese ndonje nga dispozitat e kesaj Kontrate ne te ardhmen eshte e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, kjo dispozite do te shfuqizohet; gjithsesi, te gjitha dispozitat e tjera te kesaj Kontrate do te qendrojne ne fuqi te plote. Asnje dispozite e kesaj Kontrate nuk varet nga ndonje dispozite tjeter, vetem nese ne kete Kontrate parashikohet ndryshe.